Kosova ka potencial më të madh se sa tregon renditja aktuale në FIFA, ka thënë eksperti sllovak i futbollit, Ladislav Borbely, në një intervistë për mediumin sllovak “Pravda”.
Aktualisht, Kosova zë vendin e 79-të në ranglistën e FIFA-s, ndërsa Sllovakia ndodhet në vendin e 44-t. Borbely theksoi se pozita në ranglistë nuk pasqyron fuqinë reale të ekipit kosovar.
“Dy ekipet janë të balancuara në kuptimin e vlerës, dy apo tre milionë nuk bëjnë dallimin. Jemi më mirë në ranglistën e FIFA-s, por kjo nuk tregon shumë. Kosova është në rritje të madhe. Pozita e saj është larg prej përfaqësimit të forcës momentale. Është shumë më e madhe, e ngjashme me tonën”, tha Borbely.
Sllovaku shtoi se ka studiuar Kosovën dhe ka nxjerrë përfundime interesante:
Është ekip i talentuar nga Ballkani, me elemente të mentalitetit gjerman. Falë përzgjedhësit Franco Foda ia doli të bëjë përmirësime në elementet natyrale, që ia mundësojnë të konkurrojë në nivelin evropian”.





