24 orët e fundit kanë qenë të vështira për banoren e Big Brother VIP Kosova, Eljona Binakaj, dhe familjen e saj, shkruan Raporto24.
Mbrëmjen e djeshme, ajo përjetoi një krizë të fortë emocionale dhe, mes lotësh, shprehu dëshirën për të lënë shtëpinë e famshme. Në këto momente të vështira, banorët e tjerë, veçanërisht Edi dhe Sasa, i qëndruan pranë, duke e bindur të mos dorëzohet.
Për të rikthyer buzëqeshjen e Eljonës, familja dhe menaxhmenti kishin përgatitur një surprizë të veçantë: 20 drona që do të fluturonin mbi shtëpinë e Big Brother, duke shpalosur një poster gjigant me mbishkrimin: “Forca ELI, të don Familja & Mgmt”.
Megjithatë, plani për t’i dhënë kurajë banores është bllokuar nga një pengesë institucionale. Stafi ka bërë të ditur se Aviacioni Civil nuk ka dhënë leje për fluturimin e dronëve, duke penguar realizimin e surprizës.
“Përkrahjen e vajzës sonë Eljona Binakaj janë përgatitur 20 drona… Fatkeqësisht, Aviacioni Civil nuk po na lejon dërgimin e tyre,” thuhet në njoftim.
Familja ka bërë thirrje publike për mirëkuptim dhe për dhënien e lejes së nevojshme, duke theksuar se qëllimi është thjesht simbolik dhe pozitiv: t’i tregojnë Eljonës se mbështetja për të jashtë është e madhe, pikërisht tani kur ajo ka më shumë nevojë.


