Entuziazmi për koncertet e Yll Limanit po rritet çdo ditë e më shumë, ndërsa këngëtari ka ndarë një lajm të rëndësishëm me ndjekësit e tij, shkruan Raporto24.
Pas interesimit të madh për koncertet në Shkup dhe Prishtinë, Ylli ka bërë të ditur se një pjesë e madhe e biletave janë shitur në kohë rekord. Për fansat që nuk arritën të siguronin një vend, ai ka zbuluar se së shpejti do të ketë një mundësi tjetër.
Artisti ka paralajmëruar hapjen e fazës së tretë të biletave (Phase 3), duke lënë të kuptohet se po përgatitet diçka edhe më e madhe.
Ylli do të performojë më 17 korrik në Shkup, ndërsa më 24 dhe 25 korrik do të ngjitet në skenë në Prishtinë, ku pritet të sjellë netë të mbushura me muzikë dhe emocione.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtari falënderoi publikun për përkrahjen e jashtëzakonshme dhe premtoi se ekipi i tij po punon maksimalisht që gjithçka të jetë në nivelin më të lartë.
“Për të gjithë ata që nuk arritën t’i merrnin biletat, më vjen shumë keq, por shumë shpejt do ta lajmërojmë Phase 3. Do të jetë epike!”, shkroi Ylli.
Ndërkohë, fansat tashmë po presin me padurim detajet e reja për fazën e ardhshme të shitjes së biletave dhe surprizat që artisti mund të ketë përgatitur.



