​FIFA Academy mbërrin në Kosovë

Kosova për herë të parë pret programin zyrtar të FIFA-s për zhvillimin e talenteve të reja. Akademia ofron trajnime moderne, planeprogramë të certifikuara nga FIFA dhe standarde ndërkombëtare, duke ofruar mundësi të veçanta për të rinjtë e apasionuar pas futbollit.

Seleksionimi për lojtarët e lindur në vitin 2013 ka nisur më 7 shkurt 2026 dhe po zhvillohet në të gjitha regjionet e Kosovës. Pas Ferizajt, tashmë faza tjetër e seleksionimit është në Gjilan, ndërsa planet e Akademisë parashikojnë zgjerim në gjithë vendin.

Ky program i FIFA-s synon të identifikojë dhe zhvillojë talentet më premtuese të futbollit kosovar, duke i përgatitur për të ardhmen në sportin më popullor në vend./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU