Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, ka shpallur të premten listën për ndeshjet e plejofit për kualifikim në Botërorin 2026.
Te Kosova ka mungesa të rëndësishme.
Përzgjedhësi Foda nuk mund të llogarisë në kapitenin Amir Rrahmani e po ashtu në liderin e mesfushës, Leon Avdullahu.
Mungon edhe Muharrem Jashari.
Te Kosova është kthyer mbrojtësi i krahut, Florent Hadërgjonaj e po ashtu edhe Vesel Demaku.






