“Gazetari italian zbulon të ardhmen e Zhegrovës dhe Rrahmanit.”

Donfrancesco: Lajmi i ri është që Rrahmani do të nënshkruajë kontratë të re me Napolin

VIDEO;

“Unë ju jap një lajm shumë të ri rreth tij sepse unë fola dje me gazetarin tonë në Napoli që ndjek zakonisht ekipin e Napolit. Ai më tha se Rrahmani do të nënshkruajë një kontratë të re me ekipin e Napolit deri në vitin 2029. Kështu
që për të është një zgjedhje shumë shumë e mirë të qëndrojë në Napoli sepse ai
mund të luajë natyrisht me lojtarë të tjerë shumë të mirë që tani janë në ekipin e Napolit”, bën të ditur Donfrancesco.

Në fund të intervistës, Donfrancesco flet edhe për përfaqësuesen e Kosovës dhe për mundësinë që ajo të befasojë në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se niveli i ekipit është në rritje të shpejtë.

Donfrancesco: Kosova mund të jetë befasi e mirë në Kampionatin Botëror

VIDEO:

“Ekipi i Kosovës do të luftojë tani në këtë garë botërore shumë të rëndësishme. Sidoqoftë, mendoj se te Kosova niveli po rritet shumë shumë shpejt. Dhe unë do të jem shumë i argëtuar të shoh ekipin e Kosovës sepse mendoj se mbase, pse jo, do të jetë një surprizë shumë e mirë për të gjithë”, përfundon ai.

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në playoff-in e FIFA World Cup 2026 kundër Slovakia national football team më 26 mars./A. Bytyqi

Gazetari italian flet për KosovaPress – zbulon të ardhmen e Zhegrovës dhe Rrahmanit

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU