Gjiganti turk kontakton Juventusin për Edon Zhegrovën

Skuadra turke kanë bërë hapat e parë për të nënshkruar me sulmuesin Edon Zhegrova nga Juventusi.

Ylli i Kosovës thuhet se do të largohet nga “Zonja e Vjetër”, me skuadrën italiane që nuk e ka në plane për sezonin e ardhshëm pas një sezoni zhgënjyes.

Zhegrova iu bashkua Juventusit në ditën e fundit të afatit kalimtar veror 2025, duke nënshkruar në një marrëveshje prej 15 milionë eurove.

Sidoqoftë, shkaku i lëndimeve të vazhdueshme – Zhegrova nuk arriti ta dëshmojë kualitetin, ndërsa skuadra italiane dëshiron ta largojë sa më parë për të marrë ndonjë lojtar tjetër që i përshtatet Spallettit në atë pozitë.

Sipas “TMW”, disa klube turke kanë shprehur interesim për 27-vjeçarin, kurse Trabzonspori ka ndërmarrë hapat e parë duke kontaktuar zyrtarisht Juventusin lidhur me Zhegrovën.

Negociatat mes palëve ende nuk kanë nisur, por raporti shton se Juve është i gatshëm të negociojë me këdo për kosovarin.

Përndryshe, Zhegrova thuhet se ka kërkuar nga Juventusi t’ia japë edhe një mundësi për ta dëshmuar kualitetin, kësisoj nuk po e konsideron fare largimin.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU