Goli i Guler spektakolar, por jo rekord botëror

Arda Guler regjistroi një gol të rrallë dhe spektakolar, nga rreth 70 metra largësi, të shtunën mbrëma, në fitoren 4 me 1 të Real Madridit ndaj Elches.

Por, shënimi i tij impresiv, që mori vëmendje globale për mënyrën si u bë, nuk është më i gjati në histori të futbollit.

Rekordi botëror për golin më të gjatë mbahet nga portieri i Newport County, Tom King, i cili në vitin 2021 shënoi nga 96.01 metra. Ky realizim që është regjistruar edhe nga Guinness World Records.

Në mesin e golave të tjerë të famshëm nga distanca e madhe është edhe ai i portierit Asmir Begoviq, i cili në vitin 2013 shënoi për Stoke City kundër Southampton nga rreth 91.9 metra në Premier League.

Një tjetër gol i njohur nga largësia është ai i David Beckham për Manchester United kundër Wimbledon në vitin 1996, i realizuar nga rreth 60 metra.

Golat nga distanca të tilla janë të rrallë në futboll dhe zakonisht ndodhin kur portieri ndodhet jashtë pozicionit ose kur topi merr një trajektore të papritur. Megjithatë, realizimi i Guler mbetet një moment i jashtëzakonshëm që dëshmon talentin dhe vizionin e tij në fushë, duke e vendosur atë në mesin e golave më spektakolar jo vetëm të këtij sezoni, por të disa viteve të fundit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU