Aktorja e njohur Gresë Gashi ka prekur ndjekësit me postimin e saj më të fundit në rrjetet sociale, ku ka bërë të ditur se familja e saj është goditur nga një humbje e rëndë, shkruan Raporto24.
Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova” ka zbuluar se ka ndërruar jetë xhaxhai i saj, një person me të cilin duket se kishte një lidhje të veçantë.
Për ta përkujtuar, Gresa publikoi në Instagram një fotografi të realizuar së bashku me të, ndërsa fjalët që ia kushtoi ishin tejet prekëse.
“Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë një mbret. U prehsh në paqe, Axhë.”
Me këtë mesazh emocionues, aktorja shprehu dhimbjen për humbjen e njeriut të saj të dashur.
Ngushëllime Gresës dhe familjes së saj në këtë periudhë të vështirë.



