“Haaland i lumtur te Manchester City, çdo spekulim për Barcelonën është i pavërtetë”

Rafaela Pimenta, e cila përfaqëson Erling Haaland, ka mohuar kategorikisht çdo bisedë me Barcelonën.

Deklarata e saj vjen në përgjigje të drejtpërdrejtë të raportimeve në mediat ndërkombëtare për një takim sekret midis njërit prej kandidatëve për presidencën e klubit katalanas dhe drejtuesve të lartë të Manchester City.

“Ne kemi respekt dhe admirim të madh për Barcelonën, por nuk ka pasur absolutisht asnjë kontakt me Haalandin ose agejntët e tij, as nga klubi dhe as nga kandidatët presidencialë”, ka deklaruar ajo.

Agjentja e sulmuesit ka theksuar poashtu se lojtari e ka rinovuar kontratën vetëm disa muaj më parë. Sipas saj, ai ndihet jashtëzakonisht i lumtur te Manchester City dhe nuk ka çfarë të komentojë për një transferim të mundshëm kur situata e tij në Angli është kaq e mirë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU