Haaland ndjen keqardhje për Szoboszlain: Pse t’i jepej i kuqi, pranoje golin dhe kaq!

Skuadra e Manchester Cityt shënoi fitore 1:2 ndaj Liverpoolit në derbin e javës së 25-të në Premier League.

Në fundin e ndeshjes, mesfushori, Dominik Szoboszlai u ndëshkua me karton të kuq – pasi kapi si lojtar i fundit sulmuesin, Erling Haaland, shkruan Indeksonline

Për këtë situatë, sulmuesi norvegjez foli pas ndeshjes dhe shprehu keqardhje për kartonin e kuq.

“Sigurisht që janë rregullat e gjyqtarëve dhe ata duhet t’i ndjekin ato. Por, në fund më vjen keq për Szoboszlain sepse ai tani do të dënohet me tri ndeshje mos-lojë. Pranoje golin dhe kaq. Është e thjesht. Por, këto janë rregullat”, u shpreh Haaland

Kujtojmë që City me këtë fitore mbetet ende në garë për titull./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU