Hadribeaj mposht marokenin me shtetësi gjermane Zarraa, mbron titullin WBC International

Boksieri shqiptar Ermal Hadribeaj po vazhdon me serinë impresive në boks profesionist.

Hadribeaj 30-vjeçar të shtunën mbrëma në Koeln të Gjermanisë, në mbrëmjen e organizuar nga Universum Box Promotion, e mposhti marokenin me shetësi gjermane Younes Zarraa me vendim unanim pas 10 raundeve dhe e mbrojti titullin WBC International në kategorinë supervelter.

Për Hadribeajn ishte fitorja e 19-të në boksin profesionist karshi një barazimi.  Zarraa pësoi humbjen e parë në karrierë karshi 11 fitoreve.

Hadribeaj e rrëzoi Zarraan dy herë, një herë në raundin e parë e një herë në raundin e tetë. Në fund juria ia dha fitore bindëse me pikë (96:92, 98:90 dhe 98:91).

Për Hadribeajn është mbrojtja e pestë e titullit WBC International. Titullin e fitoi në nëntor të vitit 2022 duke e mposhtur rumunin Daniel Buciuc.

Aktualisht Hadribeaj zë vendin e 12-të në renditjen botërore të versionit WBC. Kampion është Sebastian Fundora.

Meçi i Hadribeajt me Zaarran:

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU