Hayat Hospital ka hapur sot zyrën e saj përfaqësuese në kryeqytetin e Kosovës, duke sjellë më afër shërbimet mjekësore për pacientët kosovarë.

Gjatë ceremonisë së hapjes, Fatih Oskul, specialist i radiologjisë në Hayat Hospital, tha se zyra e re do të shërbejë si një pikë kontakti dhe koordinimi mes pacientëve në Kosovë dhe spitalit në Turqi. Sipas tij, qytetarët do të mund të marrin informacione të detajuara për trajtimet, të rezervojnë konsultime dhe të organizojnë procesin e udhëtimit për shërbime mjekësore të specializuara.

“Me këtë hap synojmë t’u ofrojmë pacientëve nga Kosova qasje më të lehtë në teknologji të avancuara mjekësore dhe kujdes nga mjekë me përvojë ndërkombëtare,” u shpreh Oskul.

Pacientët nga Kosova me mundësi të reja trajtimi pas hapjes së zyrës së Hayat HospitalFatih Oskul specialist i radiologjise/Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU