Një ngjarje humane dhe profesionale ka ndodhur gjatë një fluturimi drejt Milanos në Itali, ku një gruaje pasagjere iu përkeqësua papritur gjendja shëndetësore.
Sipas burimeve, gruaja filloi të kishte të vjella dhe më pas humbi ndjenjat, si pasojë e dyshuar e tensionit të ulët të gjakut.
Fatmirësisht, në të njëjtin aeroplan ndodhej edhe doktori nga Mitrovica, Driton Miftari, i cili reagoi menjëherë për t’i ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore.
Me profesionalizëm dhe përkushtim, ai ndërhyri pa hezitim, duke dëshmuar jo vetëm aftësitë e tij profesionale, por edhe anën humane dhe etike të misionit të mjekut.
Falë reagimit të shpejtë të doktor Miftarit, gjendja e gruas u stabilizua, duke shmangur pasojat më të rënda





