No menu items!

Amerika vendos Kosoven në listë të zezë shkak rritja e rasteve me Covid-19

Vendet që nuk do e vaksinojnë dot të paktën 60% të popullatës kundër koronavirusit deri në mesin e vitit të ardhshëm, do i sjellin ekonomisë botërore një kosto prej më shumë se 2,3 trilionë dollarësh brenda 2025-ës.

Analistët e grupit “The Economist” thanë të mërkurën se më shumë do të penalizohen shtetet që janë në zhvillim e sipër.

Vendet në zhvillim do të pësojnë dy të tretën e humbjeve, çka do e vonojë konvergjencën e tyre ekonomike me vendet më të zhvilluara,” thuhet në raportin e fundit të analistëve britanikë.

Humbjet më të rënda absolute pritet t’i pësojë rajoni i Azi-Paqësorit me treçerekun e dëmeve, ndërsa Afrika Nënsahariane do ta pësojë më keq duke ditur prodhimin e saj të brendshëm.

Të dy rajonet vuajnë nga normat e ulëta të imunizimit nga Covid, dhe kjo, sipas autorëve të raportit, sepse nisma COVAX për t’i siguruar vaksina shteteve më të varfra nuk po funksionon.

Nga 1,2 miliard banorë që numëron Afrika, kontinenti ka vaksinuar plotësisht vetëm 2,48 për qind, kur norma arrin mbi 25 për qind në Azi, 27 për qind në Amerikën Jugore dhe mbi 40 për qind në Evropë dhe në Amerikën Veriore.

Analistët e “The Economist” zbuluan ditën edhe sektorët e industrisë më të dëmtuar nga pandemia e muajve të fundit.

Në sondazhin me 175 furnitorë të mëdhenj, 51,7% e tyre thanë se sektori i automobilëve përjetoi luhatjet më të forta në prodhim e shitje.

Mbi 43%e të intervistuarve pranuan probleme serioze në industrinë fasone, mbi 42 për qind edhe manifakturat, e më pak të prekur rezultuan industria ushqimore, ajo e teknologjisë së informacionit dhe industria farmaceutike.

Një në pesë furnitorët e pyetur në Azi, në Europë dhe në SHBA thanë se gjatë 12 muajve të ardhshëm duan të investojnë në Filipine ose në Indi, pasi dy vendet ofrojnë krah të lirë dhe popullsi në moshë të re pune.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU