Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Shtime, ku një grua 46-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka bërë të ditur se viktima fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore, mirëpo nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
“Mbrëmë rreth orës 18:50, policia ka pranuar një informatë se një grua ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në rrugën ‘12 Qershori’ në Shtime. Menjëherë në vendngjarje ka dalë patrulla policore, e cila ka hasur në personin e lënduar, një 46 vjeçare. Më pas ka arritur edhe ekipi i emergjencës së Shtimes, i cili e ka transportuar të lënduarën në QKMF-Shtime për trajtim mjekësor. Rreth orës 19:20 është pranuar informata se e lënduara ka ndërruar jetë”, ka thënë ai.
Ai ka bërë të ditur se dyshohet se viktima kishte rënë aksidentalisht me gjithë shtyllat metalike (gilindera).
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML Prishtinë për obduksion.


