Interi bie në “San Siro”, Arsenali i pandalshëm në Ligën e Kampionëve

Interi ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Arsenalit, duke u mposhtur me rezultat 1–3 në “San Siro”, në kuadër të Ligës së Kampionëve,shkruan Raporto24

Skuadra londineze vazhdoi formën e shkëlqyer, duke regjistruar fitoren e shtatë radhazi në fazën e ligës. Gabriel Jesus ishte protagonisti kryesor me dy gola, ndërsa golin tjetër për Arsenalin e shënoi Gyökeres. Për Interin, golin e vetëm e realizoi Suçiç.
Me këtë fitore, Arsenali mbetet në krye të tabelës me 21 pikë, ndërsa Interi renditet në vendin e nëntë me 12 pikë, duke komplikuar pozitat e tij në garë./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU