Ish-bashkëluftëtari Latif Gashi ka përkujtuar heronjtë në 27-vjetorin e rënies për liri të Hyzri Tallës, Afrim Maliqit dhe Ilir Durmishit.

Në 27-vjetorin e rënies për liri të heronjve të kombit Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi, i paharruar dhe i përjetshëm mbetet nderimi për veprën e tyre heroike. Kujtimi për Hysin, Ilirin dhe Afrimin do të jetojë përherë në zemrat tona – ata ranë në mënyrën më të lavdishme, duke mbrojtur atdheun.

Ata u flijuan në një betejë heroike e të pabarabartë në Prishtinë, përballë një prite tinëzare të forcave serbe,shkruan Latif Gashi trasmeton Raporto24

Rënia e tyre ishte goditje e rëndë, por u bë edhe frymëzim për të gjithë ne që besonim në lirinë dhe drejtësinë e kauzës sonë.

Hys, miku im i shtrenjtë…
Të freskëta i kam kujtimet me ty. Nuk harrohen ditët e luftës, betejat krah për krah, ku patëm fatin të jemi të pandashëm. Ishit shembull i rrallë për ne – me mençurinë, përkushtimin, atdhedashurin dhe trimërinë që rrezatonit në çdo hap.

Sot përulemi me respekt para veprës suaj të pavdekshme.

Lavdi jetës dhe sakrificës së tyre!
Lavdi heroit dhe mikut tim, Hyzri Talla!

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU