Juventusi i dërgon një mesazh Edon Zhegrovës pak orë para ndeshjes me Sllovakinë

Skuadra e Juventusit i ka dërguar një mesazh, futbollistit të Kosovës, Edon Zhegrovës, para ndeshjes me Sllovakinë.

Klubi italian i ka uruar fat Edonit, në mbrëmjen e sotme, në ndeshjen gjysmëfinale të play-offit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, shkruan IndeksOnline.

Zhegrova pritet të jetë në formacionin startues të Franco Fodas duke shpresuar të jetë në formën e tij më të mirë.

Ndeshja Sllovaki – Kosovë, zhvillohet nga ora 20:45, ku në rast fiore, ”Dardanët” në finale luajnë me fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani./Raporto24/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU