No menu items!

Kane merr vendim për të ardhmen e tij

Harry Kane ka thënë se ndihet shumë i lumtur tek Bayern Munich pasi u zbulua se ka një klauzolë lirimi në kontratën me gjigantin bavarez.

Më herët gjatë kësaj jave u bë e ditur se kapiten i Anglisë ka një klauzolë largimi në kontratën e tij me Bayernin pas transferimit të tij nga Tottenhami në vitin 2023.

Pasi shënoi dy gola në fitoren e ekipit të tij me rezultat 2-0 ndaj Ëerder Bremenit të premten, 31-vjeçari i cili është lidhur me një largim në Ligën Premier, nuk pranoi të jap një përgjigje për këtë çështje.

“Çfarë mund të them është se jam shumë i lumtur tek Bayerni. Nuk kam koment për klauzolën”.

Tutje, reprezentuesi anglez pati disa fjalë edhe për fitoren ndaj Ëerder Bremenit.

“Ishte një ndeshje e mirë. Do të ketë gjithmonë ndeshej të ngushta gjatë sezonit, por unë dua të marrë përgjegjësi”, përfundoi ai.

Raportimet sugjerojnë se Kane mund të jetë në dispozicion për transferim për 65 milionë euro në janar të vitit 2026.

Ish-lojtari i Tottenhamit do të jetë 32-vjeçar gjatë janarit të ardhshëm, teksa deri më tani ka realizuar 72 gola dhe ka dhuruar 22 asistime në 73 ndeshje për bavarezët.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.