Katër të arrestuar pas një konflikti familjar në Prishtinë, Policia gjen armë automatike dhe municion
Katër persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje familjare janë sulmuar dhe kanosur mes vete.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 18 korrik rreth orës 19:00, në rrugën “Apollonia”. Si pasojë e konfliktit, një grua ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Gjatë kontrollit në shtëpitë e dy prej të dyshuarve, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë të gjatë automatike me një karikator dhe 59 fishekë, një pushkë ajrore dhe një jelek antiplumb taktik.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje


