Elijona Binakaj, njëra ndër banorët më të komentuar të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, ka rikthyer vëmendjen e publikut me një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale, shkruan Raporto24.
Në imazhin e publikuar, Elijona shihet me flokë të shkurtër, një pamje ndryshe nga ajo që publiku është mësuar ta shohë gjatë këtij edicioni.
Për ndjekësit, kjo pamje është përshkruar si e thjeshtë dhe mjaft elegante, ndërsa komentet pozitive nuk kanë munguar.



