Përtej sukseseve në fushën e blertë, Granit Xhaka vazhdon të tregojë se momentet më të vlefshme për të janë ato që kalon me familjen, shkruan Raporto24.
Futbollisti shqiptar ka publikuar në rrjetet sociale dy fotografi të veçanta, ku në njërën shihet pranë bashkëshortes së tij, ndërsa në tjetrën pozon së bashku me bashkëshorten dhe vajzën.
Postimin e ka shoqëruar me mesazhin: “Momentet që kanë më së shumti rëndësi #GX34”, duke lënë të kuptohet se familja mbetet prioriteti i tij mbi gjithçka tjetër.

Fotogorafitë u pëlqyen dhe u komentuan gjerësisht nga ndjekësit, të cilët e vlerësuan Xhakën për thjeshtësinë dhe dashurinë që shfaq ndaj familjes së tij.


