Ditëlindjen e ka pritur me buzëqeshje dhe momente festive. Moderatorja shqiptare Lei Kraja ndau me ndjekësit disa fotografi nga atmosfera e ditës së saj të veçantë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale, shkruan Raporto24.
E veshur me stil dhe duke vënë në pah linjat trupore, ajo u shfaq elegante dhe plot vetëbesim. Në mesin e fotografive nuk mungoi as një copë e vogël tortë, që i dha edhe më shumë ngjyra festës.

“Atmosferë ditëlindjeje”, ka shkruar Lei krahas postimit, i cili u prit me urime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj.


