Don Xhoni “trazon” rrjetin, videoja me Daut Haradinajn bëhet virale

Don Xhoni ka nisur të shtojë pritshmëritë për projektin e tij më të ri muzikor, duke publikuar në TikTok një sërë videosh që kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, shkruan Raporto24.

Një ndër pamjet më të komentuara është ajo ku reperi shfaqet në shoqërinë e ish-gjeneralit Daut Haradinaj, duke nxitur reagime të shumta në rrjet.

Ditët e fundit, artisti ka ndarë video edhe me figura të tjera të njohura publike, përfshirë Elijona Binakajn, Vedat Bajramin dhe Gani Gecin.

Sipas burimeve të Indeksonline, këto paraqitje nuk janë rastësore, pasi do të jenë pjesë e albumit të ri të Don Xhonit, i cili pritet të publikohet së shpejti dhe po ngjall interes të madh te fansat e reperit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU