Melinda Ademi dhe Bardhi ndezin rrjetin, zbulojnë …

Fansat e muzikës shqiptare janë bërë kuriozë pas postimit të fundit të Melinda Ademit, ku ajo shfaqet krah këngëtarit Bardhi, shkruan Raporto24.

Artistja ka zbuluar se dyshja po rikthehet me një projekt të ri muzikor, duke publikuar pamje nga bashkëpunimi i tyre i radhës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Melinda ka bërë të ditur se kënga e re do të mbajë titullin “Sjena Mo” dhe do të publikohet më 1 korrik 2026, në orën 18:00.

Ky njoftim ka ngjallur menjëherë reagime te ndjekësit, të cilët mezi po presin të dëgjojnë projektin e ri të dy artistëve.

Melinda dhe Bardhi nuk janë hera e parë që bashkojnë forcat në muzikë, pasi edhe më herët kanë sjellë bashkëpunime që kanë pasur sukses dhe janë pritur mirë nga publiku.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU