Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka lënë për pak kohë angazhimet muzikore për t’iu përkushtuar pushimeve verore së bashku me dy fëmijët e saj, shkruan Raporto24.
Artistja ka ndarë momente të ëmbla nga arratisja verore, ku shfaqet pranë vajzës Ajka dhe djalit Amen, duke shijuar ditët me diell në një atmosferë relaksi dhe qetësie.
Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale janë pritur me shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar momentet familjare dhe lumturinë që përcjell këngëtarja gjatë këtyre pushimeve.



