Reperja shqiptare Loredana dhe partneri i saj, Karim Adeyemi, vazhdojnë të shijojnë historinë e tyre të dashurisë, duke ndarë herë pas here momente nga përditshmëria me ndjekësit, shkruan Raporto24.
Përtej romancës së çiftit, vëmendjen e ka marrë edhe marrëdhënia që futbollisti ka krijuar me Hanën, vajzën e Loredanës dhe reperit Mozzik.
Fotografitë dhe videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se mes tyre është ndërtuar një raport i afërt dhe i ngrohtë, i cili është vlerësuar edhe nga fansat.
Çastet familjare që artistja ndan vazhdimisht në Instagram lënë të kuptohet se Adeyemi është bërë një figurë e rëndësishme në jetën e Hanës, ndërsa dyshja duket se po ndërton një familje të lumtur dhe të harmonishme.



