Një lajm i mirë vjen sonte nga familja Jashari.
Hamzë Jashari i ri dhe Enesa Imeri kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë, në një ceremoni të veçantë familjare, shkruan Raporto24.
Enesa Imeri është vajza që prej kohësh i kishte rrëmbyer zemrën Hamëz Jasharit të ri, ndërsa sonte çifti ka vendosur të hedhë një hap të rëndësishëm drejt së ardhmes së përbashkët.
Momenti i fejesës është shoqëruar me emocione, urime dhe gëzim nga familjarët dhe të afërmit, ndërsa lajmi është pritur me interes edhe nga publiku.
Urime çiftit për këtë kapitull të ri në jetën e tyre! 💍✨



