No menu items!

Klienti i hedh kafen punonjëses sepse iu duk e shtrenjtë, 23-vjeçarja i thyen xhamin e makinës me çekiç

Një video e filmuar në një kafene në jug të Seattle të SHBA-së, ka shkaktuar shumë reagime ku një klient i hodhi kafen që kishte blerë një punonjëseje.
E mërzitur nga ky gjest, ajo ka marrë një çekiç dhe i ka thyer xhamin e përparmë të makinës.
23-vjeçarja Emma Lee, ka postuar videon e marrë nga kamera sigurie së biznesit. Në video, klienti i kafenesë shihet duke u grindur për çmimin e kafesë (ai ka paguar 22 dollarë) përpara se ta hidhte përfundimisht në drejtim të 23-vjeçares. Më pas Lee shihet duke goditur xhamin e përparmë me një çekiç dhe duke bërë një vrimë në të. 23-vjeçarja pretendon se ka reaguar në këtë mënyrë “sepse është ndjerë në rrezik”, pasi siç pretendon ajo, burri e ka kërcënuar duke i thënë “nuk do t’i mungojë askujt”.

“Para këtij kërcënimi, ai më bërtiti, më pështyu dhe tentoi të hapte dritaren”, ka përshkruar 23-vjeçarja për FOX 13.

23-vjeçarja ka ngritur padi ndaj burrit, i cila rrezikon dhe ajo nga një ndjekje ligjore për dëmtimin e xhamit të makinës së tij.

 

 

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU