Komunikatë e Policisë pas kërcënimeve ndaj Kryeministrit Kurti

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, më 8 maj 2026, ka pranuar informacion lidhur me një kanosje të drejtuar ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në rrjetet sociale nga profili “Severna Brigada”, e njohur edhe si “Brigada e Veriut”, organizatë e shpallur terroriste nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), autoritetet kanë ndërmarrë menjëherë veprime intensive hetimore, me mbështetjen e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike.
Sipas hetimeve fillestare, kërcënimi është publikuar përmes llogarisë në Facebook “severna.brigada.2025”.
Bazuar në të dhënat e siguruara, postimi dyshohet se është bërë nga territori i Republikës së Serbisë, konkretisht nga qyteti i Kraljevo. Autoritetet kanë arritur të identifikojnë IP-adresën e përdorur si dhe të dhënat personale të shfrytëzuara gjatë regjistrimit të llogarisë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se analizat e deritanishme kanë siguruar edhe të dhëna shtesë që pritet të ndihmojnë në vazhdimin e hetimeve intensive nga Policia e Kosovës dhe PSRK-ja./Raporro24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU