Konjufca në Washington: SHBA-ja, aleatja më e afërt dhe partnerja strategjike

Ministri i Jashtëm në detyrë Glauk Konjufca tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri strategjik i Kosovës.

Ai ka marrë pjesë në takimin ministror mbi rritjen e rrezikut nga terrorizmi politik, të organizuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio në Washington.

Konjufca tha se Kosova do të vazhdojë të japë kontributin e saj në çdo nismë që forcon bashkëpunimin ndërkombëtar dhe i shërben paqes e sigurisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati ynë më i afërt dhe partneri ynë strategjik. Bashkëpunimi me SHBA-në dhe me vendet partnere është thelbësor për ndërtimin e një mjedisi më të sigurt për mbrojtjen e vlerave mbi të cilat qëndrojnë demokracitë tona”, shkroi Konjufca.

“Pjesëmarrja e Kosovës në këtë ministerial është e rëndësishme, sepse i jep mundësinë vendit tonë të kontribuojë në parandalimin e terrorizmit politik dhe forcimin e mekanizmave që mbrojnë shoqëritë tona nga ky kërcënim. Kjo dukuri po merr forma gjithnjë e më të organizuara dhe po vepron përtej kufijve shtetërorë, duke shfrytëzuar rrjetet ndërkombëtare, financimin dhe hapësirën digjitale për të cenuar stabilitetin dhe institucionet demokratike”, shtoi Konjufca.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU