Kryeministri Albin Kurti kujton dëshmorin Nazmi Ukësmajli

Në përvjetorin e rënies së dëshmorit Nazmi Ukësmajli, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një shkrim për luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ra heroikisht më 16 korrik 1998 në Grykë të Jezercit, duke luftuar kundër forcave serbe.

Kurti theksoi se Nazmi Ukësmajli ishte dëshmori i parë i Zonës Operative të Nerodimes dhe se, pas kthimit nga Gjermania, iu bashkua UÇK-së për të luftuar për lirinë e Kosovës. Ai kujtoi gjithashtu se 16 korriku u shënua më vonë si Dita e Veteranëve të luftës çlirimtare në komunën e Ferizajt.

“Lavdi Nazmi Ukësmajlit, mes dëshmorëve të kombit të rënë për lirinë e Kosovës!”, shkroi Kryeministri Albin Kurti në Facebook./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU