Shtëpia e Bardhë: Trump do ta shikojë finalen Spanjë – Argjentinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës në futboll mes Argjentinës dhe Spanjës të dielën në stadiumin “New York-New Jersey”, tha të enjten sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

“Ne mezi e presim lojën finale të dielën dhe e di se presidenti mezi pret që të marrë pjesë”, tha Leavitt para gazetarëve në një konferencë për shtyp.

“Pjesëmarrja e tij do ta përmbyllë atë që ka qenë Kupa e Botës më e shikuar, më e sigurt dhe më e suksesshme në historinë amerikane”, shtoi ajo.

Leavitt tha se nuk e di nëse Trump ka skuadër favorite në finale, por i inkurajoi gazetarët që ta pyesin.

“Jam e sigurt se ai do të ketë një përgjigje zbavitëse për ju”, tha ajo.

Presidenti amerikan do të marrë pjesë edhe në një organizim të FIFA-s në “Trump Tower” të premten në New York, bëri të ditur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU