No menu items!

Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e hapjes së resortit turistik ‘’Iliria Hill’’

lokale për vitin 2022 dhe 2023 i kemi mbi 75 kilometra rrugë të asfaltuara, rreth 100 kilometra ndriçim publik dhe rreth 50 kilometra shtrirje të rrjetit të kanalizimit.

Në sferën e shëndetësisë janë digjitalizuar shumë shërbime, janë ndërtuar dy ambulanta të reja, njëra në Lluzhan e tjetra në Gllamnik. Po ndërtohet Urgjenca e Qytetit, një prej objekteve më moderne në vend me të gjitha pajisjet e nevojshme mjekësore.

Është zgjidhur çështja e banimit për mbi 50 familje me kushte të rënda ekonomike.

Gjatë këtyre dy viteve janë duke u ndërtuar tri shkolla të reja, në Obrançë, Llugë dhe Dumosh. E po ashtu edhe me çerdhe të reja jemi mirë, e kemi gjetur një çerdhe publike, i kemi bërë tri çerdhe të reja, plus dy janë duke u ndërtuar. Investimet kapitale në fushën e arsimit i kemi 15 fishuar për 3 vite, kanë qenë 114 mijë euro për një vit, tash janë mbi 1.6 milionë euro. Shumicën e shkollave i kemi furnizuar me tabela digjitale, llaptopë, e gjithashtu kemi themeluar qendrën për zhvillim të aftësive në TIK. Kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me biznese lokale për t’iu ofruar punë nxënësve që lidhen me fushën e studimeve të tyre.

Shansin për ndryshim në Llap, Podujeva ia kishte qëlluar drejtë atëherë kur e pat zgjedhur Lëvizjen VETËVENDOSJE! me profesor Shpejtim Bulliqin, për kryetar. Saktësisht pardje janë bërë tre vjet prej kur kryetari Bulliqi, e pati fituar komunën në mandatin e parë. Në entuziazmin e asaj fushate të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, kemi qenë bashkë në pikënisje, e po vazhdojmë bashkë edhe në përurime e në investime.

Jam shumë i lumtur që këtë projekt e kam vizituar edhe në fillet e tij, e në kohën madje të planifikimit e të përgatitjeve para tre viteve, ndërsa tash ka marrë formë të mrekullueshme pas përmbylljes së punimeve.

Punët janë të shumta e qëllimi ynë është i përbashkët. Llapit i duhet zhvillimi ekonomik e prosperiteti për secilin qytetar. Uroj suksese për “Iliria Hill Resort”, dhe shpresoj që ky vend të jetë një destinacion i pëlqyer për qytetarët e Republikës tonë mbarë, për shqiptarët ngado që janë, e që duhet të vijnë dhe për turistët e huaj njëkohësisht.

Ju faleminderit, dhe e gëzofshit edhe pronari, edhe punëtorët, edhe vizitorët.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU