Bulliqi përkujton 27-vjetorin e tragjedisë në Urën e Lluzhanit

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka përkujtuar 27-vjetorin e tragjedisë në Urën e Lluzhanit, duke nderuar viktimat së bashku me familjarët e tyre,shkruan Raporto24

Përmes një postimi në Facebook, ai bëri të ditur se me këtë rast janë vendosur lule pranë pllakës përkujtimore, në shenjë respekti dhe kujtimi për të rënët.
Ai gjithashtu theksoi se, pas përfundimit të punimeve në urë, do t’i kushtohet një vëmendje edhe më e madhe memorialit në nderim të viktimave.
“Lavdi e përjetshme për dëshmorët, heronjtë dhe martirët e Kosovës,” ka përfunduar kryetari Shpejtim Bulliqi./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU