Kryetari i tifogrupit “Dardanët”: Vajzat e Kosovës shkruajnë histori në Kroaci

Kryetari i tifogrupit “Dardanët” ka lavdëruar fitoren historike të Kombëtares së Kosovës për vajza në ndeshjen ndaj Kroacisë, duke e quajtur një moment madhështor për futbollin kosovar.

Me golin vendimtar të Modesta Uka, që i dha triumfin 0:1 Kosovës ndaj Kroacisë, vajzat kanë hapur rrugën drejt kualifikimit për në Botëror përmes playoff-it, në krye të Grupit 2 të Ligës C në UEFA Women’s Nations League, transmeton KosovaPress.

Sipas kryetarit të “Dardanëve”, këto suksese janë dëshmi e pasionit dhe përkushtimit të sportistëve kosovarë dhe përfaqësojnë krenarinë e gjithë vendit.

Në vazhdim të kualifikimeve, Kosova më 14 prill do të përballet në udhëtim me Bullgarinë, ndërsa më 18 prill do ta presë këtë kundërshtar në shtëpi.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU