Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë u ka shprehur ngushëllime familjeve Zubaku për vdekjen e dy vajzave në një aksident rrugor në Gjermani dhe Valmir Morinës në vendin e tij të punës në Prizren.
Kurti tha se është i pikëlluar nga këto vdekje tragjike të tre të rinjve në dy raste të ndryshme.
Kurti ngushëllon familjet Zubaku dhe Morina për vdekjet e tre të rinjve
“Jam thellësisht i pikëlluar nga vdekja tragjike e tre të rinjve tanë në dy raste të ndryshme ditëve të fundit. Motrat Erza dhe Aulona Zubaku në një aksident rrugor në Gjermani dhe Valmir Morina në vendin e tij të punës në Prizren. Në emrin tim dhe të qeverisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet Zubaku nga komuna e Kamenicës dhe familjen Morina nga Malisheva”, tha Kurti, raporton KosovaPress.
Kjo ishte mbledhja e parë e Qeverisë së Kosovës e mbajtur në mënyrë fizike që prej zgjedhjeve të qershorit.


