Sot, në 27-vjetorin e rënies së komandant Mujë Krasniqi “Kapuqi” dhe bashkëluftëtarëve të tij, në nderim të jetës dhe veprës së tyre, bëmë homazhe pranë shtatores së tij.
Me Mujën na lidhin ditët e para të organizimit të luftës çlirimtare. Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë dhe në historinë kombëtare si strateg vizionar, komandant i guximshëm dhe luftëtar i madh i lirisë.
Lahi Brahimaj ishte një nga luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me krenari dhe respekt të thellë, ai ka përkujtuar shokun e tij, heroin Mujë Krasniqi, duke bashkëngjitur fotografi nga kujtimet e përbashkëta të kohës së luftës, kur ishin bashkë në radhët e UÇK-së.
Ato ishin ditë të vështira, por njëkohësisht ndër më të lavdishmet për popullin shqiptar – ditë sakrifice, guximi dhe përkushtimi për lirinë e atdheut. Veshja e uniformës së UÇK-së dhe lufta për atdhe ishin nderi më i madh për bijtë më të mirë të këtij vendi.
Lavdi Komandant Mujë Krasniqi “Kapuqi”!
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Lavdi UÇK-së!/Raporto24/







