Mehmet Aliu Hertica nderohet me mirënjohjen “The Universities Network Award 2025”, për kontributin e dhënë për shtëpitë-shkolla

Universities Network for Children in Armed Conflicts, i ka ndarë mirënjohjen “The Universities Network Award 2025” z. Mehmet Aliu Hertica, për kontributin e dhënë për arsimin shqip gjatë viteve ‘90-të.

Ceremonia është zhvilluar në hapësirat e Parlamentit Italian.

Postimi i plotë i Fadil Aliut:

Nder i jashtëzakonshëm që sot më 2 dhjetor, në datëlindjen e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, babai im Mehmet Aliu Hertica, në emër të familjes Hertica në hapësirat e Parlamentit Italian, pranoi mirënjohjen “The Universities Network Award 2025” nga “Universities Network for Children in Armed Conflicts”, të cilët çdo vit zgjedhin dhe nderojnë me mirënjohje personalitete të veçanta nëpër botë.

Kjo mirënjohje, prindit tim në emër të familjes Hertica, iu nda për kontributin e dhënë për arsimin shqip gjatë viteve ‘90-të, gjegjësisht për shtëpitë shkolla.

Ky vlerësim ndërkombëtar, është vlerësim e mirënjohje për secilin e secilën që kontribuoi në forma të ndryshme për liri e pavarësi.

Vetorganizimi i arsimit shqip në Kosovën tonë, ishte vetëm një segment i Rezistencës Aktive Paqësore, e cila ruajti dinjitetin dhe identitetin tonë, e prirë nga Ati themeltar i Republikës sonë, Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU