Memli Krasniqi:“Vizitë në Hagë: Qëndresa dhe besimi i Kadri Veseli mbeten të palëkundura”

Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një vizitë në Hagë, ku ka takuar Kadri Veseli.
Sipas tij, edhe pas viteve të gjata dhe të vështira, Veseli dhe bashkëluftëtarët e tij vazhdojnë të ruajnë dinjitetin, qetësinë dhe besimin në drejtësi. Ai e përshkroi Veselin si të palëkundur në bindjet e tij, me dashuri të madhe për Kosovën dhe me mall për familjen dhe vendin.
Krasniqi theksoi se pritja e gjatë është e rëndë, sidomos në rrethanat kur vendimi vazhdon të shtyhet dhe procesi zvarritet. Megjithatë, ai shtoi se vazhdojnë të besojnë në pafajësinë e tyre dhe në përfundimin e procesit me një vendim të drejtë dhe të paanshëm.
Në fund, ai u shpreh se po i numërojnë ditët deri në kthimin e tyre në Kosovë, pranë familjeve dhe qytetarëve. Krasniqi përcolli edhe të fala nga Veseli dhe bashkëluftëtarët e tij./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU