Ymeri u bashkua me Gjilanin nga ekipi i Vjosës, por nuk arriti të shfaqë potencialin e tij të plotë. Për këtë arsye, ai ka vendosur të vazhdojë karrierën te Suhareka, ku synon të rigjejë formën më të mirë dhe të ndihmojë ekipin në arritjen e objektivave të tij.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Lorik Gashi, përmes një postimi në Facebook.



