​Milano–Cortina 2026 hapet zyrtarisht, Kosova parakalon në “San Siro”

Ceremonia zyrtare e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026 është mbajtur sonte në Itali, duke shënuar nisjen e një prej ngjarjeve më të mëdha sportive globale.

Lojërat do të zgjasin deri më 22 shkurt, ndërsa garat do të zhvillohen në dhjetë arena të shpërndara në tri rajone të Italisë veriore, me Milanon dhe Cortinën si qendra kryesore të aktivitetit olimpik.

Në këtë edicion po marrin pjesë 2,871 atletë nga 92 shtete të botës, me një përfaqësim pothuajse të barabartë mes meshkujve dhe femrave. Programi përfshin 116 gara për medalje në 16 sporte dimërore, ndërsa në mesin e disiplinave është edhe ski alpinizmi, i cili shënon debutimin e tij olimpik.

Kosova po përfaqësohet në Milano–Cortina 2026 me dy skitarë, Drin Kokaj dhe Kiana Kryeziu.

Ata kanë parakaluar tashmë në ceremoninë madhështore të hapjes, e cila u mbajt në stadiumin legjendar “San Siro” në Milano, duke bartur flamurin shtetëror në skenën më të madhe të sporteve dimërore

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU