Ndërsa prezantuesi i BBC-së dhe ish-futbollisti i kombëtares angleze Gary Lineker po komentonte lidhur me ndeshjen Wolverhampton-Liverpool së bashku me të ftuarit në emision Paul Ince dhe Danny Murphy, transmetimi i drejtpërdrejtë u ndërpre nga një audio e marrëdhënieve seksuale, përcjell KosovaNws.
Pas incidentit, Lineker ndau një foto të një telefoni celular në llogarinë e tij në Twotter, dukke thënë se “Këtë e gjetëm të ngjitur në pjesën e pasme të dekorit”.
Më poshtë mund të shihni momentin kur zërat pornografike ndërprenë transmetimin e drejtpërdrejtë në BBC.
Ndërkohë, duke kërkuar falje lidhur me incidentin, nga BBC kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.


