​Mourinho zbulon dy skuadrat favorite për ta fituar Championsin

Benfica siguroi një fitore spektakolare 4-2 ndaj Real Madridit, duke rrëmbyer biletën e fundit për play-offin e Ligës së Kampionëve dhe duke shkaktuar një nga surprizat më të mëdha të këtij sezoni evropian. Skuadra portugeze, e drejtuar nga Jose Mourinho, përmbysi parashikimet dhe mbajti gjallë ëndrrën evropiane pas një rrugëtimi të vështirë në fazën e ligës.

Pas ndeshjes, Mourinho vlerësoi kundërshtarët dhe theksoi se humbja nuk e zbeh aspak forcën e Real Madridit në garën për trofeun. “Më pëlqen të shkoj në Madrid dhe më pëlqen të shkoj në Milano. Të takosh miqtë është gjithmonë kënaqësi. Reali dhe Interi janë ekipe që mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve. Ne, në rastin më të mirë, mund të bëjmë diçka të jashtëzakonshme si sonte,” deklaroi trajneri portugez.

Ndeshja nisi me epërsinë e Realit, pasi Kylian Mbappe realizoi në minutën e 30-të, por Benfica reagoi shpejt me golat e Andreas Schjelderup dhe Vangelis Pavlidis. Pas pushimit, Schjelderup kompletoi dopietën, ndërsa Mbappe shënoi sërish për madrilenët, duke mbajtur ndeshjen të hapur deri në fund.

Heroi i mbrëmjes u bë portieri Anatoliy Trubin, i cili shënoi në minutat shtesë, duke vulosur kualifikimin e Benfikës në fazën eliminatore. Një sukses i jashtëzakonshëm për ekipin portugez, që kishte humbur katër ndeshjet e para të fazës së ligës, por që u ringrit fuqishëm dhe e mbylli me një fitore që tronditi gjithë Evropën.

KosovaPress

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU