Mysteri merr fund: Ja dita kur nis BBVA 5!”

“Big Brother VIP Albania 5” ka nisur zyrtarisht të trazojë rrjetet, pasi Top Channel publikoi promon e dytë, duke paralajmëruar emocione të forta dhe rekorde të reja, transmeton Raporto24.

Edhe pse videoja njoftonte vetëm se programi vjen “nga Dhjetori”, data konkrete tashmë është zbardhur: 20 dhjetori pritet të jetë dita kur shtëpia më e famshme ndez dritat.

Sezoni i ri mbërrin mes pritshmërish të larta, por edhe me një hije trishtimi, pasi këngëtari i ndjerë Shpat Kasapi ishte planifikuar të bëhej pjesë e kastit. Ndarja e tij e papritur nga jeta ka lënë një boshllëk të madh para nisjes së edicionit.

Me datën e startit tashmë të konfirmuar, mbetet në pritje zbulimi i personazheve që do të sfidojnë veten brenda shtëpisë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU