Në Ditën Botërore të shëndetit oral, Vitia bën të ditur shërbimet që do jepen

Në Ditën Botërore të shëndetit oral, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se tash e tutje do të jipen shërbimet e terapisë fikse, si shërbim publik për të gjithë, veçanërisht dhe më së pari fëmijët, shkruan Raporto24.

Postimi i plotë i ministrit Vitia:

Sot është Dita Botërore e shëndetit oral. Në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare, në Klinikën e Ortopedisë së nofullave tash e tutje do të jipen shërbimet e terapisë fikse, si shërbim publik për të gjithë, veçanërisht dhe më së pari fëmijët.

Shëndeti oral nuk është luks as thjesht estetikë.

E sot edhe Ardi, e mori këtë shërbim publik, në QKSUK.

Pavarësisht pozitës ekonomike të familjes çdo fëmijë meriton trajtimin e duhur dhe në kohë. Këtë duhet dhe po e ofron sistemi ynë publik.

Mirëqenia e buzëqeshja e fëmijëve është detyrë e institucioneve shëndetësore publike.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU