Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se sot në fshatin Dobërdelan është përuruar busti i dëshmorit Bahri Gallapeni.
“Bahriu ishte prej atyre burrave që nuk lëkunden kurrë. Në çdo ditë të luftës e pashë të fortë, të vendosur dhe me shpirtin plot dashuri për Kosovën. Ky bust është vetëm një shenjë e vogël përballë madhështisë së sakrificës së tij. Për ne që e njohëm, Bahriu mbetet frymëzim dhe udhërrëfyes. Për brezat që vijnë, ai do të jetë shembull i guximit dhe i besës shqiptare. Lavdi përjetësisht”, ka shkruar Muharremaj në Facebook./Raporto24/



