Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi, ka publikuar një foto të Rexhep Selimit me heroin Ilir Konushevci.
Shqipe Selimi, e cila është kandidate për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje , po ashtu ka publikuar një foto të saj me vëllain e heroit Ilir Konushevci, Arton Konushevcin, i cili po ashtu është kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje.
Selimi, fotot i ka shoqëruar me mbishkrimin: Me Ilirin bashkëluftëtar, me Artonin bashkëpunëtor e koleg./Raporto24/





