Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Arton Konushevci, ka zhvilluar takime me qytetarë në Podujevë, prej nga tha se mori “respektin dhe ngrohtësinë” e banorëve të kësaj ane.
Konushevci, i cili është edhe vëllai i Heroit të Kombit Ilir Konushevci, përmes një postimi ka thënë se takimet dhe bashkëbisedimet me qytetarët ia kanë forcuar bindjen për të qenë sa më pranë tyre.
“Besimi dhe mbështetja që mora sot janë përgjegjësi për mua”, ka shkruar ai.
Sipas tij, në këto takime, së bashku me Saranda Bogujevci dhe deputeten Drita Pajaziti, kanë dëgjuar nga afër shqetësimet, kërkesat dhe hallet e qytetarëve të Podujevës.
Në fund të mesazhit të tij, Konushevci ka kërkuar mbështetje për Lëvizja Vetëvendosje me numrin 116 dhe kandidaturën e tij me numrin 15 në zgjedhjet e 7 qershorit./Raporto24/














